Është koha e fundit që Vuçiq dhe regjimi serb të izolohen nga bashkësia ndërkombëtare dhe të mos ledhatohen

Është koha e fundit që Vuçiq dhe regjimi serb të izolohen nga bashkësia ndërkombëtare dhe të mos ledhatohen
Është koha e fundit që Vuçiq dhe regjimi serb të izolohen nga bashkësia ndërkombëtare dhe të mos ledhatohen

Hajrullah Ternava

  • 15 November 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani më duket që ndërmjetësimeve nga ndërkombëtaret për çështjen e pajtimit të Serbisë dhe Kosovës ju ka ardhur fundi, sepse tani e sa kohë ndërkombëtarët duke e toleruar dhe përkëdhelur Serbinë për qëllimin e pajtimit me Kosovën, kanë bërë tepër shumë lëshime, e që ato politika deri më tani nuk po japin rezultatet e pritura. Tani e tutje pritet që ndërkombëtarët ta ndërrojnë mënyrën e ndërmjetësimit dhe të jenë më konkret në kërkesat e tyre, që Serbia po e refuzon pajtimin dhe më tutje me qëndrimet e saja, edhe që Kosova po pranon krijimin e Asociacionit në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, kjo duhet të sanksionohet-ndëshkohet.

-Me deklarimin e Aleksandër Vuçiqit për mos pranim të Draft-Statutit për Asociacionin po krijohen rrethanat reale dhe të domosdoshme për masa konkrete nga Bashkësia Ndërkombëtare për fillim të ndëshkimit me izolim për regjimin e Aleksandër Vuçiqit, pasi që tani më nuk ka asgjë për të fshehur, por me të gjitha veprimet është duke e dëshmuar se është ai dhe qeveria e tij që po e pamundësojnë ecurinë e dialogut të ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE, edhe pse Kosova është pajtuar, madje së fundi zotuar për të vepruar edhe në temën e Asociacionit. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po i ndryshon qëndrimet, dhe ai ka reaguar ndaj deklarimeve të ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, sa i përket parimeve mbi të cilat SHBA mbështet themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe e që bazohen në ligjet dhe kushtetutën e shtetit të Kosovës.

Sipas Vuçiqit, ato nuk do të pranohen nga pala serbe pasi qi ai thotë se “ato janë vetëm dëshira të ambasadorit amerikan”. “Pra, nëse diçka është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, atëherë çfarë kemi negociuar ne në Bruksel, pse po negociojmë për të para se gjithash”, ka thënë Vuçiq duke kundërshtuar atë që e ka deklaruar ambasadori Amerikan, dhe që parimisht është zgjidhje e pranueshme edhe nga Qeveria e Kosovës, por edhe nga subjektet politike opozitare në vend. Ndryshe ambasadori amerikan Hovenier përsëri ka folur për Asociacionin, edhe në media dhe forume të tjera ndërkombëtare, duke thënë se ekziston një urgjencë, dhe ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejtë, por vetëm sipas asaj që e garanton dhe siguron Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet ekzistuese. Ai në një ntervistë për Atlantik Council, Hovenier ka thënë se draft-statuti i prezantuar ditë më parë nga Bashkimi Evropian “përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, dhe se “nuk krijon autoritete ekzekutive apo kompetenca për Asociacionin”.

“Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Kjo nuk është krahinë autonome brenda Kosovës. Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt. Nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, ka të bëjë me zbatimin e plotë të gjitha obligimeve që i kanë Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Ohrit. Jemi duke punuar me Qeverinë e Kosovës që gjërat të ecin para”, ka thënë ambasadori amerikan.

Gjithsesi se tani veç po shkon duke ju ngushtuar rrethi i manovrimit dhe mashtrimit politik e diplomatit trashëgimtarit të politikës së Millosheviqit Aleksandër Vuçiqi, i cili është toleruar për gjithë këto vite për të mashtruar, duke u akorduar, nënshkruar marrëveshje me Kosovën dhe të njëjtat, ato më kryesoret që qojnë drejtë njohjes faktike, nuk janë zbatuar. Një veprim i tillë ndërkombëtar do ta vetëdijesonte popullin e Serbisë për ndryshime rrënjësore në atë shtet, sepse ky shtet me politikat nacionaliste nga udhëheqësit e saje, po vazhdon udhëheqjen e shtetit të Serbisë, dhe me këtë po i dëshmon politikat nacionaliste serbe si në kohën e Milosheviqit, në hasmëri me të gjithë regjionin e shteteve tjera, prandaj kjo politikë e Vuçiqit gjithnjë do të krijoj konflikte shtetërore me shtete të ndryshme e sidomos me shtetet fqinj që është e rrethuar me to, prandaj ndërkombëtarët i kanë të qarta këto politika serbe, sepse luftërat e tëra Ballkanike gjithnjë e kanë pasur gjenezën e tyre te ky shtet i quajtur Serbi. Dhe nëse shtetet me ndikim, Bashkësia Ndërkombëtare që në të kaluarën kanë investuar më shumë mjete financiare në Serbin, duhet të vendosin që më të mos investojnë, përkundrazi me kërkua prej Serbisë edhe që tua kthej ato investime, ky ka me qenë shkaku që Serbia do ti pranoj pastaj të gjitha kërkesat prej ndërkombëtarëve, për një pajtim të mundshëm me Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".