Kampioni i Kosovës turpërohet në Holandë

  • S.A /
  • 16 November 2023 - 08:07
Kampioni i Kosovës turpërohet  në Holandë

Kampionia e Kosovës, Peja është mundur nga Heroes Den Bosch me shifrat 109:91 (27:21, 28:15, 24:27, 30:28). Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e dytë, që ishte fatale për verdhezinjtë, që pësuan humbjen e tretë në pesë ndeshje, ku kanë edhe dy fitore, transmeton "Kosova Sot "Online".

Te Peja u dalluan Jay Jay Chandler me 31 pikë, katër kërcime, pesë asistime, Justin Davis me 23 pikë e dhjetë kërcime dhe Jacob Calloway me 17 pikë e 11 kërcime.

Ndeshjen e ardhshme dhe vendimtare, Peja do ta ketë në shtëpi më 22 nëntor kundër PGE Spojnia Stargard, që po ashtu ka dy fitore e tri humbje.

Niners nga Gjermania është në vendin e parë me pesë fitore, kurse Heroes Den Bosch ka një fitore e katër humbje.

(Kosova Sot Online )