Dora e zezë e Listës Srpska po rikthehet me aksione të reja në Veri të Kosovës

Dora e zezë e Listës Srpska po rikthehet me aksione të reja në Veri të Kosovës
Dora e zezë e Listës Srpska po rikthehet me aksione të reja në Veri të Kosovës

Naim Miftari

  • 16 November 2023 - 07:49

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari 

Asgjë nuk bëhet në veri pa dijen dhe ndihmën e Listës Serbe e cila në çdo shtet normal dhe serioz do të shpallej menjëherë organizatë terroriste, organizatë e shtetit tjetër që saboton punën dhe ligjin e institucioneve të Kosovës!

Djegia e veturave është akt i dirigjuar nga Beogradi i drejtuar Serbëve lokal që kanë nis ti respektojnë ligjet e Kosovës është kërcënim direkt për jetën e qytetarëve serb që janë lojal apo që respektojnë ligjet e Kosovës, normal që kjo duhet me qen alarm për policin tonë dhe hetuesin pasi Beogradi mundet edhe të vras qytetar Serb vetëm për ta fajësuar Kosovën.

Asgjë nuk bëhet në veri pa dijen dhe ndihmën e Listës Serbe e cila në çdo shtet normal dhe serioz do të shpallej menjëherë organizatë terroriste, organizatë e shtetit tjetër që saboton punën dhe ligjin e institucioneve të Kosovës! Edhe vrasja e Oliver  Ivanoviçit ishte vepër e Beogradit dhe e listës Serbe që ishte sinjal se çdo serb që mendon dhe vepron në mënyrë të pavarur  ndaj Beogradit do të vritet si tradhtar , shteti jonë duhet ta shpallë Listën  Serbe organizatë terroriste dhe ta ndjek me ligj.  Kosova duhet të kujdeset që vetëm ligji të sundoj në Kosovë sidomos në veri!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".