Dy golat e Luis Diazit i japin fitoren Kolumbisë përballë Brazilit

  • S.A /
  • 17 November 2023 - 09:24
Dy golat e Luis Diazit i japin fitoren Kolumbisë përballë Brazilit

Kolumbia ka shënuar fitore të rëndëishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Ata arritën ta mposhtin 2:1 në shtëpi Brazilin, transmeton "Kosova Sot Online".

 Brazili kaloi në avantazh qysh në minutën e katërt kur Vinicius Junior asistoi për Gabriel Martinellin.

Megjithatë, ishte ylli i Liverpoolit, Luis Diaz që shënoi dy herë brenda katër minutave për fitoren e Kolumbisë.

Diaz realizoi në minutën e 75’ dhe 79’.

Me këtë fitore, Kolumbia tani ngjitet në vendin e tretë më nëntë pikë, një më pak se Uruguai dhe tri më pak se Argjentina. Në anën tjetër, Brazili mbetet i pesti me shtatë pikë gjithsej.

(Kosova sot Online )