Sot dhe nesër luhet xhiroja e fundit e stinorit në Superligën A të volejbollit

  • S.A /
  • 18 November 2023 - 14:09
Sot dhe nesër luhet xhiroja e fundit e stinorit në Superligën A të volejbollit

Në elitën e djemve në volejboll, në fundjavë janë në program ndeshjet e fundit të pjesës vjeshtore të kampionatit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dy nga tri ndeshjet e javës, zhvillohen të shtunën, kur Golden Eagle Theranda ndeshet ne Ferizajn nga ora 13:30, kurse Peja e pret Ulpianën nga ora 20:00.

Kryendeshja e javës së 10-të zhvillohet në Gjilan, kur Drita e pret Skenderbeun, të dielën nga ora 18:00.

(Kosova Sot Online )