‘Silvinjo rishkroi historinë’/ Mediat braziliane i bëjnë jehonë kualifikimit të Shqipërisë në Europian

  • S.A /
  • 20 November 2023 - 12:10
‘Silvinjo rishkroi historinë’/ Mediat braziliane i bëjnë jehonë kualifikimit të Shqipërisë në Europian

Suksesi i kuqezinjve, që falë barazimit në Moldavi siguruan biletën për në “Euro 2024”, ka bërë jehonë në mbarë mediat sportive ndërkombëtare, transmeton "Kosova Sot Online".

Vëmendja më e madhe ka qenë në dy vende, Brazil dhe Spanjë. Mediat në Brazilin e Silvinjos janë në një zë në titujt e tyre kushtuar kuqezinjve tanë dhe trajnerit, duke nisur nga më e madhja, “O Globo”.

“O Globo”: Shqipëria e Silvinjos siguron një vend në Europian falë një pike të artë në Moldavi.

“ESPN Brasil”: Shqipëria e Silvinjos shënon një arritje historike, duke siguruar një biletë për në Europian.

“CNN Brasil”: Shqipëria e Silvinjos kualifikohet në Europian dhe rishkruan historinë.

“Lance!”: Silvinjo bën historinë dhe klasifikon Shqipërinë për në Kampionatin Europian. Kjo është hera e dytë që Shqipëria arrin në finalet e një evenimenti të tillë, pas asaj të De Biazit në vitin 2016.

“UOL Esporte”: Si ia doli Shqipëria e Silvinjos të siguronte kualifikimin në Kampionatin Europian në Gjermani.

“Terra”: Silvinjo bën historinë dhe klasifikon Shqipërinë për në Kampionatin Europian.

“Estadao”: Silvinjo çon Shqipërinë për herë të dytë në finalet e një kampionati europian.

“tntsports”: Ish-korinthiansi feston me Shqipërinë kualifikimin për në Kampionatin Europian.

(Kosova sot Online )