Lexoni edhe:
Trajneri Gliha ishte përzënë nga Kombëtarja U-21 e Sllovenisë pas “rebelimit” të futbollistëve
Barcelona dhe Kombëtarja e Spanjës e morën një goditje të rëndë së fundmi. Super-talenti Gabi e pësoi një lëndim të rëndë në stadiumin Estadio Jose Zorrilla” të Valladolidit, në fitoren e “Stuhisë së Kuqe” me rezultat 3:1 ndaj Gjeorgjisë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Por, gëzimi i spanjollëve u zbeh pasi 19 vjeçari pësoi dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë në minutën e 21-të pas përplasjes me Luka Lochoshvilin.
Mesfushori i Barcelonës e vazhdoi lojën përkohësisht, por pas pesë minutash u detyrua të largohej nga fusha pas dhimbjeve që i ndjeu.
Talenti katalunas u largua nga fusha mes lotësh, ndërsa testet mjekësore e konfirmuan këputjen e ligamentit të kryqëzuar të gjurit.
Kjo nënkupton se ai do të mbetet jashtë fushës së blertë deri në fund të sezonit, e që do të thotë se do ta humbasë edhe pjesëmarrjen në Euro 2024.
Përfaqësuesit e Barcelonës janë zemëruar me të madhe me Federatën spanjolle, e posaçërisht me trajnerin De la Fuente për aktivizimin e panevojshëm të talentit në një ndeshje që s’kishte shumë rëndësi dhe peshë.
(Kosova Sot Online )