Prishtina e rikthen Malcolmin

  • S.A /
  • 21 November 2023 - 11:08
Prishtina e rikthen Malcolmin

Malcolm Armstead është rikthyer në Sigal Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bardhekaltrit e kanë zyrtarizuar sot fundorin amerikan, i cili do t’i mbrojë ngjyrat Bardhekaltër deri në fund të këtij sezoni.Armstead së fundmi ishte pjesë e Golden Eagle Yllit dhe e Pejës, ndërsa u rikthye në klubin ku luajti në vitin 2019.

Ai llogaritet si lojtar vendor pasi e posedon pasaportën e Kosovës. Me Pejën në këtë edicion i kishte 11 paraqitje në krejt garat me një mesatare prej 6,6 pikësh për ndeshje. 

(Kosova Sot Online )