Mbyllet faza e kualifikimeve, këto janë 21 ekipet që siguruan Evropianin

  • S.A /
  • 22 November 2023 - 08:11
Mbyllet faza e  kualifikimeve, këto janë 21 ekipet që siguruan Evropianin

Janë mbyllur  të gjitha  ndeshjet kualifikueset për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kosova i mbylli me humbje 0:1 nga Bjellorusia dhe ngelet e parafundit në grupin I.

Përveç kuqezinjve, në Euro 2024 kualifikohen edhe Gjermania, Spanja, Skocia, Franca, Holanda, Anglia, Italia, Turqia, Kroacia, Çekia, Belgjika, Austria, Hungaria, Serbia, Danimarka, Sllovenia, Rumania, Zvicra, Portugalia dhe Sllovakia.

Edhe tri vende kanë mbetur të lira, të cilat do të mbushen pas play-offit të Ligës së Kombeve. 

(Kosova Sot Online )