Boksieri me prejardhje nga Prizreni, Faton Vukshinaj lufton për titull të botës në versionin IBO

  • S.A /
  • 23 November 2023 - 16:25
Boksieri me prejardhje nga Prizreni, Faton Vukshinaj lufton për titull të botës në versionin IBO

Boksieri Faton Vukshinaj, me prejardhje nga Vlashnja e Prizrenit, këtë të shtunë do ta zhvillojë meçin më të madh në karrierën e tij. Ai këtë fundjavë do të përballet me boksierin nga Italia, Etinosa Oliha, për titullin IBO në kategorinë e mesme, transmeton "Kosova Sot Online".

Vukshinaj 32-vjeç i lindur dhe rritur në Zvicër me nofkën “El Vulcano” në ringun profesionist i ka 16 fitore (11 KO) dhe dy barazime.

Kujtojmë se boksieri Faton Vukshinaj, katër duelet e fundit i ka fituar me ndërprerje brenda dy raundeve të para.

(Kosova Sot Online )