Kërkesa për zgjedhjet e shtetit serb në Kosovë është antikushtetuese, e ndaluar

Kërkesa për zgjedhjet e shtetit serb në Kosovë është antikushtetuese, e ndaluar
Kërkesa për zgjedhjet e shtetit serb në Kosovë është antikushtetuese, e ndaluar

Muhamet Kelmendi

  • 22 November 2023 - 07:59

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Për të përfituar në kohë dhe për të bërë bashkimin e botës serbe krimineli Vuçiq i shpalli zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale për 17 dhjetor. Kërkuan nga OSBE-a të mbaj zgjedhjet e Serbisë edhe në Kosovë. Kjo nuk është ligjore dhe kushtetuese. Edhe nëse ka marrëveshje Kosovë-Serbi nuk është kompetente Kosova ti organizoj zgjedhjet e shtetit serb në Kosovë. Nuk e lejon Kushtetuta. As OSBE-a dhe as një organ tjetër, i OKB-së apo i BE-së, nuk ka të drejtë të organizon zgjedhjet serbe në Kosovë

-Serbia nuk është e interesuar në zgjidhjen e raporteve me Kosovën. Për më tepër, me ideologjinë e botës serbe, po punon me forca të shumëfishuara për të realizuar atë qellim serbomadh. Përveç militarizimit të masave, duke zhvilluar një propagande intensive raciste, është edhe armatosur shumë, duke u bërë superfuqi në Ballkan. Me ideologjinë e bashkimit të çdo territori të ndarë nga shteti serb në vitet e 90-t të shekullit të shkuar, ndërmerren edhe masa të karakterit terrorist ndaj shtetit të Kosovës. Serbia po ikë nga përgjegjësia kundruall BE-së dhe SHBA-ve. Nuk ka për qëllim pranimin e marrëveshjes së arritur me Kosovën. Nuk i intereson fare zgjidhja e raporteve shqiptaro-serbe. Për Serbinë është Kosova "tokë" serbe dhe që me çdo kusht, edhe me luftë, duhet të ripushtohet. Në Kushtetutën serbe është Republika e Kosovës pjesë e Serbisë. Këtë Kushtetutë nuk po e ndryshon. Po mbrohet me fanatizëm. Me ideologjinë nacional-raciste edhe u deklarua krimineli serbomadh Vuçiq, në kohën kur i shpalli zgjedhjet.

Ai tha:

1. Serbia kurrë nuk e pranon Kosovën në shtet.

2. Kurrë nuk do të pajtohet që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe

3. Serbia nuk e njeh tërësinë territoriale dhe integritetin e Kosovës.

Më qartë se këto qëndrime politike nuk ka ku shkon. BE dhe SHBA-të e dinë se ku është shkaku i konflikteve me Kosovën. E dinë se Serbia është shtet racist dhe tipik luftënxitës e me ideologji fashiste. Krimineli Vuçiq njihet mirë në Bruksel, në Londër, në Paris,në Berlin e në Vashington. E dinë se Beogradi mbanë përgjegjësi dhe aty është edhe shkaku i konflikteve në Ballkan. E dinë se Beogradi punon me urdhrat e shtetit rus. Për të përfituar në kohë dhe për të bërë bashkimin e botës serbe krimineli Vuçiq i shpalli zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale për 17 dhjetor. Kërkuan nga OSBE-a të mbaj zgjedhjet e Serbisë edhe në Kosovë. Kjo nuk është ligjore dhe kushtetuese. Edhe nëse ka marrëveshje Kosovë-Serbi nuk është kompetente Kosova ti organizoj zgjedhjet e shtetit serb në Kosovë.

Nuk e lejon Kushtetuta. As OSBE-a dhe as një organ tjetër, i OKB-së apo i BE-së, nuk ka të drejtë të organizon zgjedhjet serbe në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur. Nuk është nën Serbi. Serbët mundë të votojnë në Serbi a në përfaqësitë diplomatike. Mundë edhe vetë të organizohen për votë. Por, jo ne objektet e shtetit dhe në institucionet e kulturës etj. Mundësi tjetër të votimit nuk ka.

Mirëpo, e gjithë kjo, përkatësisht vetë zgjedhjet e parakohshme, janë mjete të ikjes nga dialogu, injorim i shtetit të Kosovës dhe tërësisht të papërgjegjësisë së Serbisë ndaj BE-së dhe paqes e sigurisë në Ballkan. Pas agresionit terrorist të 24 shtatorit, edhe pse përgjegjësinë e morri Milan Radojçiq, duket se Serbia do të vazhdon rrugën e njëjtë terroriste. Krimineli terrorist Radojçiq po riorganizon kriminelët në Rashkë. Priten së shpejti aksione terroriste. Kjo ndalohet vetëm me masa konkrete ndaj shtetit serb. Pa e vu nën sanksione shteti serb dhe pa e parë ky shtet forcën, nuk ndalet nga agresioni terrorist. Pikësynimi është bashkimi i botës serbe në një shtet.

Serbia e njeh vetëm forcën. Në të kundërtën, do të vazhdon me ideologji të botës serbe dhe me masa terroriste për të krijuar shtetin e madh serb. Serbia nuk ndalet nga qëllimet me përkëdhelje nga BE e SHBA. Ky shtet nuk ndalet pa bërë agresion ndaj Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së veriut, që Vuçiq i konsideron të veta. Serbia ndalet vetëm me forcë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".