Haaland kalon Cityn në epërsi ndaj Liverpoolit në derbin e javës

  • S.A /
  • 25 November 2023 - 14:04
Haaland kalon Cityn në epërsi ndaj Liverpoolit në derbin e javës

Manchester City ka gjetur golin e epërsisë ndaj Liverpoolit në derbin e javës së 13-të në Ligën Premier, transmeton "Kosova Sot Online ".

Është sulmuesi i përhershëm, Erling Haaland, i cili ka shënuar për epërsinë 1-0.

Goli i norvegjezit erdhi në minutën e 27-të të takimit nga një goditje brenda zonës. Ky gol u shënua pas asistimit të Nathan Ake dhe ishte i 14-ti i Haaland deri tani këtë sezon.

(Kosova Sot Online )