Xavi i shqetësuar me situatën e Joao Cancelos

  • S.A /
  • 27 November 2023 - 14:41
Xavi i shqetësuar me situatën e Joao Cancelos

Joao Cancelo i është bashkuar Barcelonës këtë sezon nga Manchester City si i huazuar dhe është një nga lojtarët më të vlerësuar te gjiganti katalunas, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas gazetës katalunase Sport, shqetësimi i madh i Xavit me Joao Cancelo është se ai nuk po mund ta pushoj atë fare, pasi portugezi ka luajtur çdo ndeshje.

Cancelo është lojtari i Barçës që ka luajtur më shumë minuta kohët e fundit me statistika që konfirmojnë se ai ka startuar në 14 ndeshjet e fundit të Barçës dhe i ka përfunduar të gjitha, përveç tre prej atyre ndeshjeve.

Problemi është se Xavi e sheh Cancelon si një lojtar të domosdoshëm në ekip dhe nuk dëshiron ta ndërrojë atë me disa ndeshje të vështira që vijnë.

Barça do të përballet me Porton në shtëpi të martën përpara ndeshjeve të vështira kundër Atletico Madrid dhe Girona, të cilat të dyja janë mbi katalunasit në renditjen tabelare.

Ndoshta Cancelo do të pushojë në mes të muajit të ardhshëm kur Barça të luajë disa ndeshje më të lehta, në letër, kundër Antwerp dhe Almeria.

Por Barça do të lutet që një lojtar kyç si Cancelo të mos lëndohet pasi sezoni është i gjatë dhe i frikshëm. 

(Kosova Sot Online )