Motoçiklistët kosovarë tregohen të suksesshëm në Tiranë

  • S.A /
  • 27 November 2023 - 15:37
Motoçiklistët kosovarë tregohen të suksesshëm në Tiranë

Për herë të parë Federata e Motoçiklizmit e Kosovës dhe Federata e Motoçiklizmit e Shqipërisë, organizuan në Tiranë garën “Kupa e Kombit” në disiplinën enduro, në të cilën morën pjesë mbi 100 motoçiklistë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Garën nga afër e ndjeki edhe nënpresidenti i KOK-ut, Milaim Kelmendi, i cili krahas ndarjes së Kupës së Kombit, përgëzoi të dy federatat për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti.

Garuesit kosovarë shfaqën cilësi të larta, duke fituar të gjitha vendet kryesore.

E2:
1 – Arbenit Beqiraj
2 – Blerim Aliu
3- Kastriot Muqa

Fituesit e kategorive

E1:
1 – Eurolind Morina
2 – Ardian Aliu
3 – Fidan Arifi

E3:
1 – Agron Kelmendi
2 – Valmir Tahiri
3 – Endrit Kastrati

Overall:
1 – Arbenit Beqiraj
2 – Blerim Aliu
3 – Kastriot Muqa

(Kosova Sot Online )