Feronikeli ’74 rikthehet te fitoret, merr tre pikë të mëdha përballë Lirisë

  • S.A /
  • 27 November 2023 - 15:58
Feronikeli ’74 rikthehet te fitoret, merr tre pikë të mëdha përballë Lirisë

Feronikeli ’74 është rikthyer te fitoret në kampionat, pasi ka mposhtur Lirinë me rezultat 2-1, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ka qenë një pjesë e parë më e qetë, ku dy skuadrat krijuan disa raste, por pa parë gola. Ndeshja u zhvillua në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, derisa 45 minutat e para përfunduan baras 0-0.

Alban Shillova kaloi vendasit në epërsi me të filluar pjesa e dytë për 1-0.

Gjithsesi kapiteni i Lirisë, Topalaj barazoi shifrat në 1-1 kur kaluan një orë lojë.

Për tre pikët e Feronikelit ’74, u përkujdes Fiton Hajdari që realizoi në minutën e 86-të me kokë për 2-1.

Me këto tre pikë të fituara, Feronikeli ’74 ngritët në pozitën e shtatë me 15 pikë, derisa Liria mbetet e fundit me vetëm nëntë pikë. Ndeshjen e ardhshme Feronikeli ’74 luan në udhëtim te Drita, derisa Liria para adhuruesve të vet pret Gjilanin.

(Kosova Sot Online )