Interi s’heq dorë nga Zielinski, zbulohet se sa do t’i kushtonte nënshkrimi me të

  • S.A /
  • 28 November 2023 - 08:22
Interi s’heq dorë nga Zielinski, zbulohet se sa do t’i kushtonte nënshkrimi me të

Sipas raportimeve të ditëve  të fundit, Interi ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e Piotr Zielinskit dhe është informuar për koston e përafërt për të nënshkruar me polakun si lojtar i lirë në verë, transmeton "Kosova Sot Online".

Edhe pse ende një figurë e rëndësishme në formacionin e Napolit, mesfushori mund të ndryshojë ambient pas përfundimit të sezonit.

Kontrata e tij me kampionët e Italisë skadon në verë, teksa nuk ka ende ndonjë marrëveshje për zgjatje të bashkëpunimit.

Interi ishte në bisedime me përfaqësuesit Zielinskit disa muaj më parë për të sqaruar situatën e tij kontraktuale në atë kohë.

Sipas “Calciomercato”, “Nerazzurrët” kanë bërë kontakte sërish në kohët e fundit dhe kanë dalë me disa informacione mbi koston që do të duhej për të sjellë 29-vjeçarin në “Guiseppe Meazza”.

Interi thuhet se do të duhet të paguajë një bonus nënshkrimi prej 4-5 milionë eurosh, si dhe do të duhet të ofrojë një pagë prej 8 milionë eurosh.

Kostoja totale e operacionit nëse Zielinski do të nënshkruante hipotetikisht një kontratë katër-vjeçare me klubin nga Milano, do të arrinte një shumë prej rreth 37 milionë eurosh.

(Kosova Sot Online )