KB Peja njofton ‘ikjen’ e një basketbollist pa paralajmërim

  • S.A /
  • 28 November 2023 - 15:37
KB Peja njofton ‘ikjen’ e një basketbollist pa paralajmërim

Klubi basketbollistik, Peja ka njoftuar ‘ikjen’ e basketbollisti Jacob Callowey, pas asnjë marrëveshje apo paralajmërimi. Në basketbollin kosovar ka ndodhur një gjë jo e zakontë. Klubit pejan i ka ikur një ‘gjatë natës’, transmeton "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për basketbollistin Jacob Calloway, i cili thuhet se ka arritur marrëveshje me një ekip nga Islanda.

Peja ka njoftuar rastin me anë të rrjeteve sociale, ndërsa ka treguar se do do të ndjekë të gjitha procedurat e duhura ligjore. Postimi pa ndërhyrje i KB Pejës: 

KB Peja njofton publikun e gjërë se basketbollisti Jacob Calloëay, pa asnjë paralajmërim gjatë ditës së djeshme është larguar nga Peja, më gjërësisht nga Kosova. Më vonë kemi kuptuar që një ekip nga Islanda ka siguruar shërmbimet e tij por pa marrëveshje me Klubin tonë, duke e bërë kalimin e tij te ai Klub të pamundur për momentin.

Basketbollisti Jacob Calloway nuk ka pasur asnjë problem te KB Peja, as brenda skuadrës, asnjë konflikt personal ose diçka të këtij lloji.

Për dëmin e shkaktuar nga basketbollisti në fjalë, KB Peja njofton se do të ndjekë të gjitha procedurat e duhura ligjore. Poashtu, ju njoftojmë se nesër me fillim nga ora 17:00 përballemi në Karagaç me KB Prizrenin.

Askush mbi klubin ! #ZemraRrehMeTy

(Kosova Sot Online )