Lajme jo të mira për Muriqin nga trajneri i Mallorcës

  • S.A /
  • 29 November 2023 - 10:53
Lajme jo të mira për Muriqin nga trajneri i  Mallorcës

Trajneri i Mallorcës, Javier Aguirre ka folur për gjendjen aktuale fizike të Vedat Muriqit, transmeton "Kosova sot Online ".

“Pirati” kishte pësuar lëndim në ndeshjen e Kosovës me Izraelin herët gjatë këtij muaji, ndërsa mjekët kishin konstatuar më pas se 29 vjeçari do të mundë të mungojë deri në 5 javë.

E për gjendjen e përfaqësuesit kosovar para duelit të sontëm me Cadizin në La Liga, në konferencë për shtyp foli trajneri i ekipit ishullor spanjoll.

Ai nuk dha lajme të mira për tifozët e Mallorcës pas tërheqjes muskulore që e pësoi ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios.

“Ai është keq, është i lënduar me tërheqje muskulore. Ai e kishte një lëndim që do ta lë gjatë jashtë fushës së blertë, i kanë mbetur edhe tri ose katër javë. Mjeku i klubit thotë se mund të mungojë edhe rreth katër javë. Në ndeshjet që do t’i luajmë në shtëpi Vedati nuk do të jetë, kjo është e sigurt. Do të shohim se si do të shkojnë këto tri javë për ta parë nëse ai do të jetë në gjendje për të luajtur në Almeria”, u shpreh trajneri Aguirre.

(Kosova Sot Online )