Ja pse Anglia ka ekipin më “të frikshëm” për Kampionatin Evropian

  • S.A /
  • 02 December 2023 - 08:25
Ja pse Anglia ka ekipin më “të frikshëm” për Kampionatin Evropian

Didier Deschamps ka cilësuar Anglinë si një kombëtaren më favorite për t’u shpallur kampione e Evropës vitin e ardhshëm, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në një paraqitje për media sot, francezi pranoi se beson se Anglia është skuadra më e frikshme për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

“A është Anglia kundërshtari më i vështirë në ‘Euro’? Po, ne luajtëm me ta gjatë Kupës së Botës dhe ata kanë një brez të mrekullueshëm. Ata kanë një ekip solid”, tha Deschmaps, shkruan “BeIn Sport”.

Franca dhe Anglia ishin takuar gjatë Kupës së Botës të Katarit 2022, në një ndeshje shumë të diskutueshme çerekfinale, e cila u fitua nga “Gjelat”, megjithëse “Tre Luanët” dukej se dominonin ndeshjen.

Që atëherë, disa prej lojtarëve kryesorë si Jude Bellingham dhe Harry Kane kanë qenë në formë të shkëlqyer me klubet e tyre, Real Madrid dhe Bayern Munich, ndërsa Bukayo Saka (22) është sërish duke kaluar formë fantastike me Arsenalin.

Nëse forma e tyre vazhdon, dhe skuadra e Anglisë nuk shqetësohet nga lëndimet, pa dyshim ata do të jenë ndër favoritët për triumf në “Euro 2024”.  

(Kosova Sot Online )