Llapi – Malisheva dhe Liria – Gjilani hapin sot javën e 16-të në Superligë

  • S.A /
  • 02 December 2023 - 09:26
Llapi – Malisheva dhe Liria – Gjilani hapin sot javën e 16-të në Superligë

Dy ndeshjet e ditës së sotme do të hapin javën e 16-të në Superligën e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Llapi, që ka regjistruar dy fitore radhazi së fundmi, do të jetë nikoqir i Malishevës në “Zahir Pajaziti”.

Malishevasit udhëtojnë drejt Podujevës pas humbjes ndaj Ballkanit.

Llapi është i dyti ny të tabelë me 28 pikë, kurse Malisheva e pesta me 20 sosh.

Ndeshja e tjetër do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi”, mes dy skuadrave nga zona e rrezikshme, Lirisë dhe Gjilanit.

Te prizrenasit, që kanë vetëm një fitore në elitë të regjistruar në shtator, sot do debutojë trajneri i tyre i ri, Mirsad Jonuz.

Liria është e fundit në tabelë me 9 pikë, pesë më pak se Gjilani që është i teti.

Gjilanasit udhëtojnë drejt Prizrenit pas dy humbjeve radhazi.

Të dy ndeshjet e sotme do të luhen në orarin e zakonshëm, nga ora 13:00. 

(Kosova Sot Online )