Favoritët kryesor kalojnë tutje në Kupën e Kosovës

  • S.A /
  • 06 December 2023 - 15:00
Favoritët kryesor kalojnë tutje në Kupën e Kosovës

Skuadrat favorite i kanë kaluar me sukses “pengesat” që i kishin në 1/16-ën e finales së Kupës së Kosovës.

Ballkani e nisi me fitore rrugëtimin në këtë garë duke e mundur Drenicën me rezultat 2:0 falë golave të Nazmi Gripshit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndërkohë, nënkampionia e Kosovës, Drita e dërrmoi Dardaninë duke e mposhtur me rezultat të thellë, 9:0.

Nga gola për gjilanasit i shënuan Blend Baftiu e Rilind Haziraj, kurse nga një e shtuan Leonat Vitija, Ardit Tahiri, Raddy Ovouka, Dienit Isufi e Meris Maliqi.

Përpara në këtë kompeticion shkoi edhe Prishtina, e cila iu falënderua dy golave të Jalen Blesas në fitoren 2:0 kundër Rahovecit.

Në ndeshjet tjera, Dukagjini e eliminoi Flamurtarin, të cilin e mundi 3:0, kurse Gjilani ishte më i mirë se Ramiz Sadiku (3:1) e Feronikeli 74 e eliminoi Istogun (2:0). 

Rezultatet e 1/16 të finales së Kupës

Drenica – Ballkani 0:2

Dardania – Drita 0:9

Rahoveci – Prishtina 0:2

Ramiz Sadiku – Gjilani 1:3

Flamurtari – Dukagjini 0:3

Feronikeli ’74 – Istogu 2:0

Fushë Kosova – 2 Korriku 1:3

Vllaznia (P) – Trepça ‘89 2:4

Vëllaznimi – Ferizaj 2:1

Liria – Rilindja 1974 2:2

(Kosova Sot Online )