Shorti për Copa America 2024 e rreshton Brazilin në ‘grupin e vdekjes’

  • S.A /
  • 08 December 2023 - 08:33
Shorti për Copa America 2024 e rreshton  Brazilin në ‘grupin e vdekjes’

Është hedhur tashmë edhe zyrtarisht shorti për grupet e Copa America 2024 dhe turneu i verës së ardhshme pritet të jetë i zjarrtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas shortit të mëngjesit të sotëm (e premte) për fazën e grupeve, 16 ekipet  pjesëmarrëse të verës së ardhshme (dy prej të cilëve ende nuk janë përcaktuar) mund të fillojnë përgatitjet e tyre për turneun e shumëpritur CONMEBOL që do të mbahet në verë.

Kampionët në fuqi, Argjentina janë shortuar në Grupin A, ku do të luajnë dy ‘armiqve’ të njohur si Peruja dhe Kili, ndërsa skuadra e fundit do të jetë fituesi i ‘play-off’-it midis Kanadasë dhe Trinidad dhe Tobago.

Në grupin B, Meksika do të përballet me Ekuadorin, së bashku me Venezuelën dhe fituesin e playoff-it të kësaj pranvere mes Kosta Rikës dhe Hondurasit.

Grupi C do të jetë interesant me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat do të luajnë me Uruguain, Panamanë dhe Bolivinë.

Megjithatë, Grupi D është cilësuar si ‘grupi i vdekjes’, aty ku është shortuar Brazili, së bashku me Kolumbinë, Paraguain dhe Xhamajkën, e cila ka bërë një ekip të fortë, me shumicën e lojtarëve që i luajnë në Ligën Premier.

Copa America do të zhvillohet në qershor dhe korrik të verës 2024, me aksionin që do të nisë më 20 qershor dhe do të përfundojë me finalen e madhe më 14 korrik.

Fitues aktual i Copa America është Kombëtarja e Argjentinës, e cila ka fituar edhe Kampionatin Botëror të fundit, të mbajtur në Katar. 

Image

(Kosova Sot Online )