Harry Maguire shpallet lojtari i muajit në Premier League

  • S.A /
  • 08 December 2023 - 16:16
Harry Maguire shpallet lojtari i muajit në Premier League

Në fund, përpjekjet e tij u shpërblyen. Pavarësisht kritikave shpeshherë jobujare dhe të ekzagjëruara, Harry Maguire nuk ka reshtur kurrë së besuari në cilësitë e tij.

Pasi refuzoi një transferim në merkaton e verës, qendërmbrojtësi anglez ka rifituar dalëngadalë vendin e tij si titullar te Manchester United dhe rezultatet e tij personale janë pozitive, transmeton "Kosova Sot Online".

Maguire u zgjodh lojtari i muajit në Premier League, falë një nëntori të mrekullueshëm. Tre ndeshje, tre fitore dhe asnjë gol të pësuar për “Djajtë e Kuq”, gjithashtu falë paraqitjeve fantastike të Harry Maguire, i cili është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes, këtë herë për mirë.

(Kosova Sot Online )