Tri ndeshje në Superligë sonte, vëmendja në Podujevë

  • S.A /
  • 09 December 2023 - 09:21
Tri ndeshje në Superligë sonte, vëmendja në Podujevë

Java e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll nis sot me tri përballje në program, transmeton "Kosova Sot Online". 

Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet mes Llapit Ballkanit në Podujevë. Ballkani nuk di të ndalet këtë edicion, është bindshëm më i fortë se të tjerët duke kryesuar me 38 pikë, 10 më shumë se Llapi i vendit të tretë, por suharekasit kanë edhe dy ndeshje më pak.

Therandasit nuk dinë për rezultat tjetër pos fitores tash e shtatë javë, kurse llapjanët pas dy fitoreve radhazi, pësuan në vikend. Ballkani i ka takuar sfida e parë me Llapin 2:1.

Prishtina synon t’i rikthehet fitores në shtëpi ndaj Fushë Kosovës. Bardh e kaltrit kanë vetëm një fitore në pesë sfidat e fundit, derisa Fushë Kosova tri humbje rresht. Në tabelë, kryeqytetasit janë të pestit me 22 pikë, kurse Fushë Kosova e parafundit me 10 sosh. Pasi e mposhti Llapin si vendas, tash Malisheva kërkon pikët e radhës në shtëpi ndaj Lirisë në formë katastrofale. Malishevasit janë të katërtit në klasifikim me 23 pikë, derisa prizrenasit e mbyllin atë me nëntë pikë.  

(Kosova Sot Online )