Lëshimi i urdhër-arrestit kundër Milan Radojçiqit nga INTERPOL-i goditje e rëndë elektorale dhe karrierën politike të Aleksandër Vuçiqit

Lëshimi i urdhër-arrestit kundër Milan Radojçiqit nga INTERPOL-i goditje e rëndë elektorale dhe karrierën politike të Aleksandër Vuçiqit
Lëshimi i urdhër-arrestit kundër Milan Radojçiqit nga INTERPOL-i goditje e rëndë elektorale dhe karrierën politike të Aleksandër Vuçiqit

Gani Qarri

  • 09 December 2023 - 08:04

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Kryekrimineli i bandave serbe në veri dhe ish-nënkryetari kriminel i "listës serbe", Milan Radojçiq, i cili në fakt, ka kohë që është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion dhe krim të organizuar, kurse nga Kosova kërkohet me fletë arrest publik edhe si udhëheqës dhe organizator i sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, pas Qeverisë së Kosovës, është shpallur në kërkim tani me fletë arrest ndërkombëtar, edhe nga INTERPOLI-i.

- Fletë arresti ndërkombëtar dhe shpallja në kërkim edhe nga INTERPOLI, e kryekriminelit të njohur të bandave serbe në veri dhe ish-nënkryetarit të “listës serbe”, Milan Radojçiq, është një nga goditjet më të fuqishme e pësuar deri më tani, nga grupet kriminale që kanë vepruar në veri, përfshirë këtu të gjithë klanin kriminal të Aleksandër Vuçiqit dhe regjimit të tij pikërisht në këtë moment kaq të ndjeshëm elektoral, kur kanë ngelur vetëm edhe 10 ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve në Serbi. Zhvillimi më i ri, pas aktit terrorist serb të 24 shtatorit në veri të Kosovës, është edhe një sinjal tejet i qartë kundrejt shtetit hegjemonist serb, që Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, përfundimisht tu bëhet me dije se pa dorëzimin e grupeve kriminale dhe të gjithë atyre që organizuan dhe morën pjesë në sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit, i cili ishte nisur me qëllim që të shkaktonte shpërthim, jo vetëm të një konflikti lokal, por edhe të shkaktonte një konfrontim të hapur ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, se perspektiva evropiane mbetet një rrugë e mbyllur, kurse shpallja e masës së sanksioneve kundër Serbisë është një tjetër ndëshkim shtesë që, në rast mos reflektimi, mundë ti shqiptohet pa vonesë Serbisë.

Meqenëse kryekrimineli Milan Radojçiq, pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit, me urdhër të prokurorisë serbe ishte arrestuar për vetëm disa orë nga policia e Serbisë dhe me vendim të gjykatës të ndikuar nga Aleksandër Vuçiq, ai brenda pak orësh, ishte liruar serish, sikur mos të kishte ndodhur asgjë, kinse për mbrojtje në liri, tani vet INTERPOLI e ka konfirmuar shpalljen në kërkim të Milan Radojçiqit dhe grupit të tij kriminal të cilët kanë kryer sulmin terroristë kundër Kosovës më 24 shtator.

Në fakt kryekrimineli dhe ish-nënkryetari i "listës serbe", Milan Radojçiq, i cili akuzohet se është edhe organizator i sulmit terrorist të Banjës, afër Zveçanit më 24 shtator, ku u vra edhe polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, paraprakisht ishte sanksionuar për krim të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Dhe vetëm dy ditë pasi ndodhi sulmi terrorist i 24 shtatorit në veri të Kosovës, kryekrimineli dhe ish- nënkryetari i “listës serbe” pranoi publikisht se ai, ishte organizatori i ngjarjes, i cili madje kinse kishte vepruar kokë më vete dhe gjoja nuk ishte konsultuar as me qeverinë e Vuçiqit. Lidhur me këtë ai, kinse është marrë në pyetje nga një Gjykatë në Beograd, po me urdhër nga lartë, është liruar nga mbajtja, pas marrjes në pyetje, ndaj shpallja në kërkim me fletë arrest ndërkombëtar e Radojçiqit nga INTERPOLI, është edhe një paralajmërim i drejtpërdrejtë për Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin që të mos provojë sërish, nxitjen e skenarëve të tillë, dhe provokime me sulme tjera terroriste kundër Kosovës.

Për aq më tepër ngritja e fletë arrestit ndërkombëtar nga INTERPOLI, kundër kryekriminelit Radojçiq, njëherësh është edhe vërejtja më serioze, që Serbia të bashkëpunojë pa ekuivokë me hetuesit ndërkombëtar për kapjen e arrestimin e organizatorëve kryesor të grupit terrorist të Radojçiqit dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë, përfshi ekstradimin nga Serbia, për gjykimin e tyre në Kosovë. I përballur me fletë arrestin nga INTERPOLI Vuçiq është përpjekur, ti ik detyrimit ndërkombëtar duke deklaruar se krye krimineli dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, do të përballet “me procedura serioze në Serbi”. Madje ai u përpoq edhe ta mbronte krye kriminelin Radojçiq, duke arsyetuar edhe aksionin terrorist në veri të Kosovës, që sipas Vuçiqit, serbët ishin provokuar të mbrohen, kurse angazhimi i Radojçiqit me grupin ishte siguria e e serbëve lokal, për të mos u ngacmuar e shqetësuar nga askush! Vuçiq u shpreh se fletë arresti ndërkombëtar nga INTERPOLI, kundër kryekriminelit Milan Radojçiq e vështirëson në mënyrë dramatike pozitën e Serbisë dhe nëse nuk do të ishim në zgjedhje do të tregoja me disa detaje se sa probleme i solli vendit”, por që përkundër sulmit terrorist të kryer në Kosovë, ai mendon që Radojçiq, të mos ekstradohet dhe të përballet me procedura vetëm në Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".