Dy ndeshje sot në Superligën e Kosovës në basketboll

  • S.A /
  • 09 December 2023 - 09:42
Dy ndeshje sot në Superligën e Kosovës në basketboll

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, ku të dy skuadrat janë në formë të lartë, transmeton "Kosova Sot Online".

Therandasit në gjashtë ndeshjet e fundit kanë pesë fitore, kurse kuqezinjtë në shtatë ndeshjet e fundit kanë gjashtë fitore.

Tani të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e pesë humbje, duke kërkuar fitoren e shtatë në këtë edicion.

Dueli i dytë i së shtunës është ndërmjet skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore e pesë humbje.

(Kosova Sot Online )