Guardiola planifikon transferim befasues në janar për 55 milionë euro

  • S.A /
  • 11 December 2023 - 08:31
Guardiola planifikon transferim befasues në janar  për  55 milionë euro

Manchester City është duke e vëzhguar sulmuesin e Club Brugge, Tajon Buchanan, transmeton "Kosova Sot Online".

City e sheh lojtarin si zëvendësues për Riyad Mahrez, i cili u largua nga City për Al Ahli verën e kaluar.

Daily Star raporton se kampioni në fuqi i Ligës Premier po planifikon një ofertë në janar për të riun.

Sky Blues janë të gatshëm të shkojnë deri në 55 milionë euro për të marrë Buchanan në “Etihad Stadium”.

Lojtari 24 vjeçar ka edhe 18 muaj në kontratën e tij në Belgjikë.

(Kosova sot Online )