Futbolli në Maqedoninë e Veriut sot është në zi , Ndahen nga jeta ish-anëtarët e Shkëndijës

  • S.A /
  • 11 December 2023 - 13:50
Futbolli në Maqedoninë e Veriut sot është në zi , Ndahen nga jeta ish-anëtarët e Shkëndijës

Dy ish-anëtarët e Shkëndijës së Tetovës, Haqim Memedi dhe Ivan Çelikoviç, kanë ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi shqiptar përmes faqes së vetë zyrtare, transmeton "Kosova Sot Online "

“Përcjellim me pikëllim lajmin e ndarjes nga jeta të dy ish-anëtarëve të Shkëndijës, Haqim Memedi (70 vjeç) dhe Ivan Çelikoviç (34 vjeç). Ngushëllojmë familjet Memedi dhe Çelikoviq për humbjet e tyre të dhimbshme. Të dy do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Faleminderit për kontributin dhe pasionin që sollën në dy periudha të ndryshme në klub. Qofshin të qetë në paqen e përjetshme”, shkroi klubi Kuqezi. 

(Kosova Sot Online )