Muhamet Hyseni fiton titullin e yllit të javës në Superligë

  • S.A /
  • 11 December 2023 - 14:01
Muhamet Hyseni fiton titullin e  yllit të javës në Superligë

Muhamet Hyseni është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 17-të të Superligës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ylli i futbollit kosovar shkëlqeu në fitoren e madhe të Llapit me rezultat 5:3 ndaj Ballkanit, derisa i realizoi dy gola dhe e dhuroi një asistim, ndërkohë që e nxori edhe një penallti.

Pasi e mori çmimin “Ylli i Javës”, Hyseni u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

“Ta pranosh çmimin Ylli i Javës për herë të tretë brenda 17 xhirosh është ndjenjë fantastike. Rol të madh që unë po pranoj këtë çmim kanë të gjithë ata që më mbështesin pareshtur, duke filluar nga bashkëlojtarët, trajnerët dhe tifozët. Pa mbështetjen e tyre nuk do ta kisha këtë sezon kaq të mirë. Ndeshja e fundit ndaj Ballkanit ishte shumë e vështirë por besoj që me angazhimin e gjithë secilit futbollist arritëm fitore të merituar. Tifozëve tanë ‘Legjendat’ u premtoj ende gola dhe paraqitje sa më të mira, në mënyrë që së bashku t’i arrijmë objektivat e klubit”, tha Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së. 

(Kosova Sot Online )