Kur pritet të zgjidhet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës?

  • S.A /
  • 11 December 2023 - 14:19
Kur pritet të zgjidhet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës?

Kosova mbetet ende pa trajner që nga shkarkimi i Primoz Glihas nga posti i selektorit. Një numër i madh trajnerësh po shqyrtohen si mundësi për të pasuar Glihan në këtë pozitë, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Burimet bëjnë të ditur se selektori i ri do të zyrtarizohet gjatë ditëve të para të muajit janar. 

CV-të e trajnerëve që kanë aplikuar për pozitën e selektorit dhe atyre të preferuar nga FFK janë duke u shqyrtuar në detaje para se të merret vendimi i shumëpritur.

Trajnerë kroatë, italianë, spanjoll dhe një anglez janë në këtë listë të ngusht që po monitorohen nga FFK. 

Vendimi pritet të merret në fillim të vitit 2024, ndërsa debutimi i trajnerit të ri me Kosovën do të ndodh në mars të vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online )