Nxitja e Policisë së Kosovës për të protestuar, është thikë pas shpine kundër shtetit nga nëntoka e krimit të organizuar

Nxitja e Policisë së Kosovës për të protestuar, është thikë pas shpine kundër shtetit nga nëntoka e krimit të organizuar
Nxitja e Policisë së Kosovës për të protestuar, është thikë pas shpine kundër shtetit nga nëntoka e krimit të organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 11 December 2023 - 18:17

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Gjëja më e rrezikshme për një shtet është kut të preket ushtria dhe policia e të mos flasim kur nxiten nga nëntoka kriminale ose nga bandat që kanë për qëllim destabilizimin e shtetit që mundë të bëhet hataja dhe që shkon vetëm në dëm të armikut dhe pastaj mundë të bëjnë sallamadi.

 

Mendoj se kjo është e planifikuar mirë vetëm për interesa të tyre personale dhe interesa të Serbisë fashiste sepse kuptohet pakënaqësitë e tyre që kërkojnë kushte më të mira të jetesës por kjo që po ndodhë te ne, secili le ta mbaj mend mirë se këtu do të del ajo që thuhet në popull :"Dardha e ka bishtin prapa". Në këtë rast në kemi të bëjmë sepse i pengojnë sukseset e dikujt tjetër dhe ata të nëntokës kriminale nuk e shohin as therën e murrizit në syrin e vetë dhe mundohen t´ia hedhin fajin diku tjetër. Mirëpo, budallenjtë dhe faqezinjtë mendojnë se populli nuk i ka parë dhe nuk i sheh se çka ka ndodhur dhe çka po ndodh, dua të them se ata të bandave të kanaleve të nëntokës kriminale mundohen ta fusin edhe minaren në thes, po kjo nuk mundë të ndodhë ore hajvan. Pra edhe naivët mundë të kuptojnë një gjë se përse po e përdorin tani policinë, sepse i kanë provuar të gjitha metodat që ta heqin qafe qeverinë dhe kur e kanë parë se janë bërë qesharak dhe të turpshëm ,kanë filluar të prekin edhe policinë për të dalë në rrugë, që t´ia ndalin kësaj qeverie veprimin, që të mos e luftoj korrupsionin, që të mos zbatohet as ligji e as Kushtetuta e vendit, që të mos valloj flamuri i Kosovës në tërë territorin e vendit dhe këto suksese kësaj bande të kanaleve të nëntokës kriminale i konvenojnë, që Kosovën ta bëjnë përshesh. Por, duhet kuptuar se kjo është shumë e dëmshme për shtetin, sa të pa turp janë këta që për lakmi, për të ardhur në pushtet nuk zgjedhin mjete. Por, duhet bindur dikush se kjo ka perënduar njëherë e mire dhe nuk kthehet dot kurrë, sepse vlerësuesi më i mirë është populli, ndaj nuk mundë të mashtrohet populli. Personalisht nuk kam qenë dhe nuk jam anëtar i asnjë partie politike, por veni re se si bandat e rrezikshme antikombëtare e ofendojnë një popull të tërë. Përse? Ndoshta ju ka ra për të dëgjuar e për të parë, kur lehin langonjtë dhe zagarët:" E KANË MASHTRUAR POPULLIN!". Mirë, po si mund të ofendoni populli, po në këtë popull a ka profesor, mjek, inzhinjer,akademik, gazetar, shkrimtar..? Dhe, në qoftë se ka si mund të mashtrohen këta njerëz të këtyre kategorive intelektuale, dhe kjo po del se ka pasur një grup të kanaleve të nëntokës kriminale më të rrezikshme se klani i Zemunpoljes, që po vazhdon të ofendoj një elitë intelektuale. Pra, pikërisht në kohën kur Kosova rrezikohet dhe kërcënohet nga Serbia fashiste këta i ndërsyen policinë të dalin të protestoj në sokak. Jo, kjo nuk shkon kështu se keni për tu bëre horë se ka për te zbuluar dhe ka për tu zbardhur deri në fund. Por, sukseset nuk mund të ndalen dhe nuk mundë të mohohen se sytë janë për të parë dhe truri është për të vlerësuar drejtë. Dhe kush e ka mirë e kush e ka keq, ose kush e ka me prapavije që të përfiton për interesa të tyre personale. Kësaj i bie ndryshe se nëntoka kriminale dhe shteti fashist serb janë bërë bashkë kundër Kosovës, por do të dështojnë turpshëm, atë po se po, por edhe me damkën e tradhtisë në ballë. Populli, duhet të jetë sy qel dhe duhet ndjekur lëvizjet e kësaj bande të nëntokës kriminale se është shumë e zhvilluar për të bërë hallakamë Kosovën. Lëvizjet e tyre janë shumë të rrezikshme sepse për pushtet e për hajni nuk zgjedhin mjete. Kosovën e shesin si plaçkë pazari, por Kosova nuk është vetëm e tyre, aty kane pjesë të gjithë qytetarët e kësaj toke. Imazhin pozitiv nuk mund ta poshtëroni kështu, kjo bandë e nëntokës kriminale e poshtërojnë veten edhe më tej sepse nuk ju ka mbetur më as dy gishta fytyre, janë dhe do të mbeten të pa fytyrë. Dhe krejt në fund fare, po e përfundoj me thënien e famshme:"QENTË LE TË LEHIN,KARVANI PO EC PËRPARA"

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".