Tifozat Kuq e Zi paralajmërojnë festë të madhe për 20-vjetorin e themelimit të tyre dhe për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024

  • S.A /
  • 13 December 2023 - 15:58
Tifozat Kuq e Zi paralajmërojnë festë të madhe për 20-vjetorin e themelimit të tyre dhe për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024

Tifozët zyrtarë të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” do ta festojnë 20-vjetorin e themelimit të tyre më 23 dhjetor, transmeton "Kosova Sot Online ".

Grupimi më i madh që i mbështet Kuqezinjtë dhe këdo që e nderon dhe e lartëson flamurin kuqezi, do ta bëjë një festë të jashtëzakonshme për këtë përvjetor jubilar.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ, që prej dy dekadash e ndjek rregullisht ekipin kombëtar në çdo ndeshje, theksojnë se këtë vit festa do të jetë edhe më e madhe, mbi të gjitha pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024.

(Kosova Sot Online )