Lamine Yamal bëhet 16 vjeçari i parë që asiston në një gol të Championsit

  • S.A /
  • 14 December 2023 - 09:44
Lamine Yamal bëhet 16 vjeçari i parë që asiston në një gol të Championsit

Një tjetër rekord për talentin e Barcelonës, Lamine Yamal. Ylli i ri i “Blaugrana”, falë asistimit për golin e Ferran Torresit kundër Royal Antëerpit të Arbnor Mujës, u bë 16 vjeçari i parë që përfshihet direkt në një gol të Ligës së Kampionëve, sipas “OptaPaolo”, transmeton "Kosova Sot Online". 

Yamal konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit evropian me një të ardhme të ndritshme përpara vetes.

Barça u mposht mbrëmë me rezultat 2:3 në Belgjikë, por megjithatë përfundoi e para në Grupin H dhe ekipi i Xavi Hernandezit do të jetë pjesë e së tetës së finales së Championsit.

(Kosova Sot Online )