Lajmërohet basketbollisti ‘i zhdukur’ i Pejës

  • S.A /
  • 14 December 2023 - 13:35
Lajmërohet basketbollisti ‘i zhdukur’ i Pejës

Basketbollisti Jacob Calloway, i cili disa javë më parë u largua nga klubi i Pejës pa e njoftuar askënd, madje as pa u përshëndetur me bashkëlojtarët, u lajmërua së fundmi duke kërkuar falje për veprimet e tij, transmeton "kosova Sot Online".  

Largimi e Calloway ishte cilësuar si i çuditshëm dhe i paarsyeshëm si dhe shkelje të kontratës ndërmjet palëve nga klubi pejan.

Por, tashmë basketbollisti në fjalë është rikthyer të flasë për atë që ndodhi, duke i kërkuar falje klubit, tifozëve dhe të gjithëve për atë që ka ndodhur. Është vet faqja zyrtare që Pejës që ka njoftuar rreth kërkim faljes së basketbollistit, teksa ka konfirmuar se janë shumë afër të arrijnë marrëveshje me skuadrën e Tindastoll për transferimin e plotë të basketbollistit në Islandë.

Postimi pa ndërhyrje

Të dashur tifozë të KB Peja,

Dua t’iu kërkoj falje për mënyrën se si ndodhën gjërat me largimin tim, u largova vet dhe ishte vendimi im.

Reagova më shumë se ç’duhej ndaj disa gjërave që ndodhën dhe duke bërë këtë gjë i lash trajner dhe lojtarët e KB Pejës në pozitë të vështirë.

Pranova disa këshilla të dëmshme nga njerëz të caktuar, dhe tani them që do doja t’i kontrolloja gjërat në mënyrë më të mirë.

Nuk dua asgjë tjetër pos më të mirën për ekipin, trajnerët, lojtarët dhe tifozët. Ne jemi afër të arrijmë marrëveshje.

Faleminderit tifozë KB Peja për mbështetjen tuaj dhe iu kërkoj falje për veprimet e mia.

(Kosova Sot Online )