Sot dita vendimtare e përballjeve të rivalëve të vjetër – Peja pret Prishtinën, Trepça sfidohet nga Bashkimi

  • S.A /
  • 16 December 2023 - 08:23
Sot dita  vendimtare e përballjeve të rivalëve të vjetër – Peja pret Prishtinën, Trepça sfidohet nga Bashkimi

Java e 13-të në Superligën e Kosovës do të nis sot, me dy ndeshje derbi që janë në program për t’u zhvilluar. Dita e sotme është e rezervuar për përballjet mes rivalëve të vjetër në basketbollin tonë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Takimi i parë do të zhvillohet nga ora 17:00, mes Trepçës dhe Bashkimit, në palestrën sportive “Minatori”.

Mitrovicasit kanë bilanc prej dhjetë fitoreve e dy humbjeve, kurse prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje.

Sfida e dytë pritet të jetë edhe më e interesante, mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, që do të zhvillohet nga ora 19:00, në “Karagaçi”. Pejanët kanë nëntë fitore e tri humbje deri tash, kurse prishtinasit shtatë fitore e pesë humbje. 

(Kosova Sot Online )