Mos u mashtroni, me kriminelët e luftës nuk ka pajtim as normalizim

Mos u mashtroni, me kriminelët e luftës nuk ka pajtim as  normalizim
Mos u mashtroni, me kriminelët e luftës nuk ka pajtim as  normalizim

Skender Mulliqi

  • 16 December 2023 - 08:22

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Serbia po të ishte shtet normal, do ti kishte pranuar krimet e luftës , dhe do ta kishte shtrirë dorën e pajtimit me njerëzit në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Kjo ndoshta edhe mundë të ndodhë një ditë, e që vendimtare mund të jetë humbja e luftës së Rusisë së Putinit në Ukrainë, dhe largimi i politikës primitiviste radikale serbe ndaj popullit shqiptar e vendeve të tjera të Ballkanit.

-Tek kur të largohet krimineli Putin nga pushteti, dhe ti hiqet nga dora Serbisë arma ultranacionalisite me izolim ndërkombëtar , atëherë edhe mund të presim ndryshime në këtë shtet të ngjizur me ideologji fashite e ekspansioniste. Kosova nuk ishte kurrë territor serb. Shqiptarë në Jugosllavi, Serbi, edhe pse autokton , ju kanë nënshtruar represionit të egër serbomadh, në krye me Titon, Rankoviqin , e deri te Millosheviqi. Shqiptarët përjetuan dyndjen masovike për në Turqi , në bazë të memorandumit famëkeq të Vasa Qubriloviqit. Pastaj ju nënshtruan aparteidit në fund të shekullit të 20, nga forcat fashite serbe të Millosheviqit dhe paramilitarëve të tyre. Këto që i kam numëruar janë vetëm disa detaje nga historia e hidhur e shqiptarëve që bashkëjetuan me dhunë me një popull të zbritur nga Karpatet, e që ka mbetur ende popull i pa civilizuar.

Në vitin 1998 lufta me shkatërrimin përfundimtar të ish Jugosllavisë, u përmbyll me luftën në Kosovë, të përfunduar me largimin e hordhive serbo-çetnike nga Kosova në vitin 1999. Millosheviqi tentoj ta bënë spastrimin etnik të radhës, duke bërë krime të rënda mbi shqiptarët, e që megjithatë nuk ja doli, se u ndal nga UÇK dhe NATO. Edhe tash pas shumë vitesh Serbia e përkrahur nga Putini, po tenton të krijon një vatër të re të luftës në Ballkan, duke filluar luftën me Kosovën. Kjo Serbi e Vuçiqit, nuk po pajtohetme rrethanat e reja të krijuara. Nuk po pajtohet se Kosova qe 24 vite është shtet sovran dhe i pavarur. Regjimi terrorist i Beogradit së bashku me regjimin terrorist të Putinit, po tentojnë ti realizojnë idetë shoviniste të botës ruse dhe të botës serbe.

Vuçiqi nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, të planit franko gjerman. Vuçiqi nuk është i interesuar për marrëdhënie të mira me shqiptarët. Po të ishte do të kishte pranuar pavarësinë e Kosovës, dhe do të kishte kërkuar falje për krimet dhe dëmet e luftës. Me kthimin e paralajmëruar të radikaleve të tjerë në pushtetin e Serbisë, pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, po ju kthehet viteve të 90 të shekullit të kaluar .Ky shtet moti i ka përqafuar politikat irracionale e brutale ndaj shqiptarëve, ato të Memorandumit të SANU të vitit 1986. Sot , kjo politikë serbo madhe po tentohet të realizohet duke u bazuar së pari në agresionin e Rusisë në Qeqeni, Gruzi dhe së fundit në Ukraine. Kjo politikë e Vuçiqit e ndjekur me narrativen gjoja, ' për mbrojtjen e popullit serb", është duke u propaganduar si në kohën naziste për mobilizim të popullit serb. Dhe, Kosova aq më shumë duhet të mos lejon implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe , të kamufluar, e ende të pa bërë publik për opinion.

Asociacioni mono etnik, duke i përjashtuar minoritetet e tjera dhe jashtë Asociacionit tonë, është i pa pranueshëm për shqiptarët. Unë besoj sikur që edhe shumica , në fitoren e popullit të Ukrainës, mbi një pushtues të egër siç është diktatori Valadimir Putin. Humbja e luftës dhe tërheqja nga Ukraina, do të ishte thyerja përfundimtare e politikes radikale dhe terroriste serbe në rajon, dhe do të ishte shuarje e apetiteve për ndarje apo pushtim të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".