Për herë të parë në Kosovë, sot fillon Kampionati Evropian i xhudos në Prishtinë

  • S.A /
  • 16 December 2023 - 10:53
Për herë të parë  në Kosovë, sot fillon Kampionati Evropian i xhudos në Prishtinë

Sot, prej orës 10:30 do të nis Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë organizohet në Kosovë. Të shtunën u tërhoq shorti, dhe dy kampionet tona olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë -57 kg, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në kategorinë e meshkujve (-57 kg), short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë.

(Kosova Sot Online )