Shkëlqen Edon Zhegrova, prej më të mirëve ndaj PSG

  • S.A /
  • 18 December 2023 - 08:23
Shkëlqen Edon Zhegrova, prej më të mirëve ndaj PSG

Edon Zherova luajti gjithë ndeshjen ndaj PSG, u Lille mori një barazim me rezultat 1-1.

Sulmuesi anësor tregoi formë të lartë, duke qenë shpesh enigmë e pazgjidhur për mbrojtësit e njohur të PSG, transmeton "Kosova Sot Online".

Zhegrova për këtë gjë është vlerësuar nga SofaScore me notën 7.3, prej më të mirëve në fushë. Ai kishte pesë pasime kyçe, pesë driblime të kompletuara dhe nëntë duele të fituara. Madje disa nga driblimet e tij janë bërë virale në rrjetet sociale. Zhegrova këtë vit ka një gol dhe katër asistime në Ligue 1 këtë sezon.

(Kosova Sot Online )