Dhurata speciale që Lionel Messi i ka dhënë Rafael Nadalit

  • S.A /
  • 20 December 2023 - 09:48
Dhurata speciale që Lionel Messi i ka dhënë Rafael Nadalit

Ata nuk mbështesin të njëjtin ekip në Spanjë, por janë të dy legjenda në sportin e tyre dhe kanë ndërtuar një marrëdhënie të bazuar në respektin reciprok, transmeton "Kosova Sot Online".

Rafa Nadal, spanjolli më i mirë në sport dhe një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave, megjithëse xhaxhai i tij luante në Barcelonë është një fanatik i Real Madridit ndërsa ishte dhe do të jetë për vite me radhë një pikë referimi për Barcelonën.

Ata të dy kanë një marrëdhënie shumë të ngrohtë dhe këtë e ka treguar edhe përmes dhuratës që Lionel i ka bërë Rafës. Ai i dërgoi atij një fanellë të nënshkruar të Kupës së Botës Argjentina 2022 ku shkruhej: “Për Rafa me shumë dashuri dhe admirim”.

Fanella tashmë është vendosur dukshëm në muzeun e Rafa Nadal në Mallorca, konkretisht në… këndin e futbollit. Poshtë këmishës së Messit janë një palë këpucë të Cristiano Ronaldos.

(Kosova Sot Online )