Interi e pëson keq, eliminohet nga Kupa e Italisë pas vazhdimeve

  • S.A /
  • 21 December 2023 - 08:40
Interi e pëson keq, eliminohet nga Kupa e Italisë pas vazhdimeve

Interi është përshëndetur përfundimisht nga Kupa e Italisë.

Zikaltrit u mposhtën pas vazhdimeve me rezultat 1:2 nga Bologna në fazën e 1/8 së finales së këtij kompeticioni, transmeton "Kosova Sot Online ".

90 minuta nuk pati asnjë gol, ndërsa Lautaro Martinez e humbi penalltinë në minutën e 65-të.

E në vazhdimet prej 30 minutave u shënuan plot tre gola.

Fillimisht Carlos Augusto kaloi Interin në epërsi në minutën e 92-të.

Por, në pjesën e dytë të vazhdimeve ndodhi rikthimi i madh i Bolognas.

Beukema fillimisht barazoi shifrat në minutën e 112-të, kurse katër minuta më pas Ndoye shënoi për fitoren e madhe të Bolognas. Kësisoj, Bologna kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, kurse për Interin këtu merr fund kjo aventurë.

(Kosova Sot Online )