Xavi i mllefosur kapet ashpër me lojtarët e Barçës, i qorton ata!

  • S.A /
  • 21 December 2023 - 09:08
Xavi i mllefosur kapet ashpër me lojtarët e Barçës, i qorton ata!

Xavi Hernandez e ka shprehur mllefin e tij ndaj lojtarëve të Barcelonës pas fitores së vështirë dhe të mundimshme ndaj Almerias me rezultat 3:2, transmeton "Kosova sot Online".

Kampioni aktual spanjoll e siguroi fitoren ndaj ekipit të fundit në tabelë vetëm falë golit të Sergi Robertos, të realizuar në minutën e 83-të.

Legjenda e klubit thotë se lojtarëve po iu mungon ai shpirti luftarak, i shfaqur në sezonin e kaluar.

“Kjo lojë është dashur të mbyllej 2:0 ose 3:0. Por, ekipi ynë nuk e ka shpirtin që e shfaqi në sezonin e kaluar, e as agresivitet. Kjo është e papranueshme”, deklaroi fillimisht trajneri i Barçës pas lojës.

“Nuk mund të ndodh që të mos vraponi si ‘kafshë’, që të mos shkoni pas çdo topi. Është e papranueshme. Vraponi si ‘kafshë’ ose s’do të keni shanse për të fituar. ‘Luftoni’ për çdo top ose në të kundërtën ne nuk do ta fitojmë asnjë trofe në këtë sezon. Ne duhet të ‘luftojmë’. Dua të shoh pasion, gjithmonë”, përfundoi Xavi.

Roberto i shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e shtoi Raphinha në fitoren e radhës së Barçës, e cila gjendet në vendin e tretë me 38 pikë, 6 më pak se lideri Girona, që e ka një lojë më pak të zhvilluar. 

(Kosova Sot Online )