Gjykata Evropiane i jep të drejt Superligës Evropiane

  • S.A /
  • 21 December 2023 - 10:39
Gjykata Evropiane i jep të drejt Superligës Evropiane

Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian e mori sot një vendim historik për të ardhmen e garave të klubeve të futbollit – Superliga Evropiane, të cilën e kishte parandaluar UEFA dhe FIFA, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo gjykatë konsideron se dy shtëpitë e futbollit ndërkombëtar vepruan në kundërshtim me ligjin e BE-së në bllokimin e planeve për Superligën e shkëputur nga këto dy institucione.

Rasti daton nga viti i kaluar kur Superliga dështoi të lansohej në prill të vitit 2021.

Presidenti i UEFA-s e kishte konsideruar këtë ide si ilegale dhe i kishte kërcënuar me suspendim klubet dhe lojtarët. “Kompania” e formuar nga 12 klube rebele – tani e udhëhequr vetëm nga Real Madridi dhe Barcelona pasi Juventusi u tërhoq këtë vit, i filloi veprimet ligjore për ta mbrojtur pozicionin e saj dhe Gjykatës së Drejtësisë iu kërkua të vendoste mbi pikat e ligjit të BE-së nga një gjykatë e Madridit.

(Kosova Sot Online )