Arrestohet në Beograd hajni që vodhi shtëpinë e Lampard dhe Ecclestone

  • S.A /
  • 21 December 2023 - 10:57
Arrestohet në Beograd hajni që vodhi  shtëpinë e Lampard dhe Ecclestone

Një person i akuzuar si i përfshirë në një nga vjedhjet më të mëdha në historinë angleze është arrestuar së fundmi nga autoritetet në Serbi, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai dhe pesë persona të tjerë u arrestuan në Beograd për disa akuza, mes të cilave dhe atë të pastrimit të parave.

I arrestuarit dyshohet se ka qenë pjesë e grupit që vodhi në Londër shtëpitë e tre personave të famshëm në dhjetor 2019, ku u morën sende me vlerë 26 milionë paund.

Dëmi më i madh u shkaktura në shtëpinë e Tamara Ecclestone ku u vodhën mbi 20 milioë paund bizhuteri, para dhe sende të tjera.

Në shënjestrën e hajdutëve në atë kohë ishin dhe shtëpitë që i përkisnin ish-futbollistit të Chelsea dhe Anglisë, Frank Lampard, dhe ish-pronarit të ndjerë të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha.

Sipas policisë britanike, shumica e bizhuterive të vjedhura dhe orëve të vlefshme nuk janë gjetur kurrë.

(Kosova Sot Online )