Jasir Asani ndjek Superkupën e Shqipërisë: I lumtur për Partizanin, e fitojnë edhe titullin kampion

  • S.A /
  • 21 December 2023 - 11:19
Jasir Asani ndjek Superkupën e Shqipërisë: I lumtur për Partizanin, e fitojnë edhe titullin kampion

Jasir Asani, nuk e harron Partizanin. Sulmuesi ndoqi në stadium, finalen e Superkupës ndaj Egnatias, ku të kuqtë fituan.Pas ndeshjes, Asani foli për MCN TV dhe me bindje deklaroi se Partizani do të fitojë titullin në fund, transmeton "Kosova Sot Online".

“Jam shumë i lumtur, sepse Partizani futet gjithmonë në fushë për të fituar. Është klub me histori dhe jam i lumtur që çdo vit po rriten. Kam luajtur këtu me Partizanin dhe më pas me Kombëtaren. Ku ka më mirë se ta shikosh Partizanin me fitore.

Mendoj se në fund Partizani do dalë në vendin e parë. Egnatia është ekip i mirë dhe bën lojë të shkëlqyer. Jam i kënaqur për Rrapajn, por i duhet shumë punë për të arritur atje ku e ka ëndërr”, deklaroi ylli i Kombëtares.

(Kosova Sot Online )