Reagon drejtori i Superligës Evropiane pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

  • S.A /
  • 21 December 2023 - 11:55
Reagon drejtori i Superligës Evropiane pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë

Promotorët e Superligës Evropiane po festojnë vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë pasi e kanë kuptuar se janë fitues të luftës që patën me UEFA-n dhe FIFA-n rreth themelimit të garës evropiane për klube, transmeton "Kosova Sot Online ".

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) vendosi që të dy entitetet ushtrojnë një abuzim me pozitën dominuese dhe se fuqia e tyre për të parandaluar krijimin e garave të reja të futbollit bie ndesh me rregullat e konkurrencës evropiane.

Reagimet nuk kanë vonuar dhe pak minuta pas shpalljes së vendimit, A22, kompania që organizon Superligën Evropiane, ka shpërndarë një sërë publikimesh për vendimin gjyqësor, por në fillim kanë dalë fitues të saj.

Drejtori i Superligës, Bernd Reichart, ka dërguar disa mesazhe përmes llogarisë zyrtare në Twitter, të kompanisë që do të organizonte garën, duke siguruar që të ketë konkurrencë dhe të transmetojnë futboll falas:

“Ne kemi fituar të drejtën për të konkurruar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli u lirua. Tani klubet nuk do të vuajnë më nga kërcënimet dhe sanksionet. Ata janë të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre”.

“Për tifozët: Ne do të transmetojmë falas të gjitha ndeshjet e Superligës. Për klubet: të ardhurat e klubit dhe pagesat në solidaritet me futbollin janë të garantuara”, ka shkruar Reichart.

(Kosova Sot Online )