Shqiptari Cristian Shpendi po e mahnit Italinë, është gati të hedhë hapin e madh në karrierë

  • S.A /
  • 22 December 2023 - 08:55
Shqiptari Cristian Shpendi po e mahnit Italinë, është gati të hedhë hapin e madh në karrierë

Është vetëm 20-vjeç, por po shkëlqen në Itali. Talenti shqiptar, Cristian Shpendi është gati për “hapin e madh” në karrierë, teksa me 11 golat e 2 asistimet e tij, në 16 sfidat e para me skuadrën e Cesena këtë sezon ka mahnitur “të mëdhenjtë” e futbollit italian, të cilët janë të gatshëm ta transferojnë, që në merkaton e dimrit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas raportimeve, më të fundit të mediave italian, ish-“strategu” i mesfushës, tashmë tekniku i “Xhenovezëve” të Sampdoria, Andrea Pirlo e kërkon me ngulm “yllin” e “Shpresave”, në merkaton e janarit, me skuadrën e cila prej kohësh vuan për një lojtar cilësor në majën e sulmit.

Bordi i Sampdoria ka dhënë miratimin për transferimin e Shpendit, teksa tashmë u takon drejtuesve të të dy klubeve që të gjejnë marrëveshjen për kalimin e 20-vjeçarit, në Serie B, gjë e cila, nëse ndodh do të ishte një hap i rëndësishëm për Shpendin, që do të ketë mundësi të rritet akoma më shumë, këtë herë në një skuadër me jo pak histori në futbollin italian.

(Kosova Sot Online )