Vazhdimi i kërcënimit kriminal të Serbisë kundër Kosovës mund të ketë një fund fatal të regjimit të Vuçiqit, akoma më të rëndë se kapitullimi i Millosheviqit

Vazhdimi i kërcënimit kriminal të Serbisë kundër Kosovës mund të ketë një fund fatal të regjimit të Vuçiqit, akoma më të rëndë se kapitullimi i Millosheviqit
Vazhdimi i kërcënimit kriminal të Serbisë kundër Kosovës mund të ketë një fund fatal të regjimit të Vuçiqit, akoma më të rëndë se kapitullimi i Millosheviqit

Hajrullah Ternava

  • 22 December 2023 - 08:57

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Serbia si shtet konfliktuoz qe është qe gjithherë ka punuar dhe ka krijuar plane për shkatërrimin e shqiptarëve, gjë që edhe me shekuj kanë krye xhenocid ndaj popullit tonë, dhe falë atyre veprimeve edhe sot i ka të përvetësuara territoret e tëra të trojeve shqiptare, dhe jo rastësisht edhe në shkollat fillore me librat që i mësojnë fëmija e tyre, gjithnjë i mësojnë se „Kosova është zemra e Serbisë“.

- Serbia e provoj një sulm terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator 2023, dhe dihet se si e pësoj në këtë sulm, dhe që nga ajo kohë e deri më tani policia e jonë në ato pjesë territoriale është duke e shtri sovranitetin e plotë në tersi e shtetit të Kosovës, kundër të cilit Serbia, që nga pas lufta e deri më tani, drejton kërcënime të pa ndërprera. Megjithatë tani më shteti serb duhet ta ketë të qartë se Kosova më nuk është ajo e viteve 1990-1999 kur ishte e okupuar deri në dhëmbë , sa që edhe në vitin 1998-99 Kosova e filloj luftën guerile për çlirimin e saje. Në ato rrethana të vështira Kosova e fitoj luftën edhe me ndihmën e atyre shteteve mike që i krijuam gjate viteve të tmerrshme kur Serbia bënte masakra ndaj popullit tonë. Pas bombardimeve nga NATO-ja dhe luftës permanente të UÇK-së, Serbia e nënshkroi kapitullimin e sajë me vendimin e Kumanovës, dhe nga atëherë jemi të çliruar, kurse në vitin 2008 u shpall edhe pavarësia, që sot Kosova i ka të gjitha institucionet e saja si FSK, Policinë, AKI, dhe shërbimet tjera institucionale , forcat e armatosura me armatim modern dhe të stërvitura në mënyrë permanente për mbrojtje të shtetit së bashku me aleancën e NATO-s nga bota demokratike , me KFOR-in që po na qëndron pranë.

Pra tashmë e din edhe Serbia që fajtori ndërkombëtar, aleatët e NATOS me KFOR-in janë garantues të sovranitetit të Kosovës, prandaj ato kohërat e komunizmit të shkatërrimit të Jugosllavisë nga ana e Serbisë kanë kaluar, dhe ato shtete që na kanë ndihmua për çlirim edhe sot i kemi pranë, e këtë e din mirë Serbia. Edhe sikur të ndodhë një sulm i ngjashëm me atë të 24 shtatorit apo të mëhershmet, nga ana e Serbisë, shtrohet pyetja se a do të vazhdon të ekzistoj edhe më tutje Serbia? Dëshmi e kësaj është gatishmëria e KFOR-it e cila është përforcuar edhe me shumë ushtarë të tjerë dhe teknikë të armatimit, prandaj kërcënimet e Serbisë mund të janë serioze, mbase edhe paralajmëruese por mbrojtja do të jetë e sigurt. Për një kërcënim të mundshëm të Kosovës nga ana e Serbisë, flasin deklarimet e krerëve të shtetit të Kosovës duke treguar për gjendjen e gatishmërisë për mbrojtje nga sulmet dhe provokimet që mundë të vijnë nga Serbia, sidomos tani kur qeveria e atjeshme do të jetë e forcuar me ish kriminelët e luftës së kaluar, blloku radikal në pushtet.

Është për tu habitur në këto rrethana me këto kërcënime po nga këta politikan që edhe në periudhat e vitit 1999 kur u bombardua Serbia, po këta politikan radikal serb ishin në udhëheqjen e Serbisë, dhe kur rezultati i atyre bombardimeve është i njohur për të gjithë ata vazhdojnë avazin e tyre të vjetër. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të satën herë radhazi, deklaroi se Kosova është e gatshme për çdo skenar të Serbisë. Ajo tha se është në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë që të mbrohet Kosova. Kështu u përgjigj kryetarja e shtetit, teksa u pyet për sulme të mundshme. Kryetarja e shtetit bëri të ditur se janë në koordinim dhe kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtarë ne lidhje me sulmet e mundshme të Serbisë. “Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t’i ndërmarrim te gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është qe planifikon mirë, me rendësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar”, deklaroi Osmani.

Pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, dhe sulmit terrorist të 24 shtatorit, është shtuar numerikisht prezenca e KFOR-it në Kosovë por edhe raportimet e krye shefit të AKI-s para deputetëve të Kuvendit me dyer të mbyllura janë shpeshtuar, gjithashtu e dhe takimet me krerët e lartë të shtetit, presidenten kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij për fundvit ka thënë se siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Stoltenberg përmes një video mesazhi në platformën X falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen, dhe të gjithë trupat përfshirë dhe ato të KFOR-it në Kosovë. “Dhe vetëm muajin e kaluar, pata një takim me trupat e KFOR-it në veri të Kosovës, duke ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë në Kosovën, i cili është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai. Politikat nacionaliste serbe që i njohim ne si popull, e që në të kaluarën kemi përjetuar xhenocid e krime të ndryshme nga ata, por tani Kosova është në situatë tjetër e përgatitur me ushtri dhe armatim të saj, si dhe me miqtë ndërkombëtar të shteteve të NATO-s që po na qëndrojnë pranë.

Tani është për tu parë sa do të jetë e ekspozuar Kosova nga sulmet dhe provokimet akoma më të rrezikshme pas konsolidimit të qeverisë së re e përbërë nga forcat radikale e kriminale, të cilat edhe gjatë fushatës zgjedhore top temë elektorale e kishin zotimin për Kosovën si tokë serbe, që e mbajnë akoma pjesë të Serbisë edhe më preambulën e kushtetues së Republikës së Serbisë. Serbia me politikat e saja nacionaliste serbe që i përdorë ato propaganda të përditshme, sepse atje vetëm në këtë mënyrë e qeverisin shtetin, duke e ushqye popullin me dezinformata të ndryshme, për ti arritur qëllimet e tyre. Faktori ndërkombëtar, duke pasur para vetes përvojat ndërmjetësimit që i patën për një pajtim të mundshëm sikur që arritën deri në marrëveshjen e Ohrit, do ta detyroj Serbinë që patjetër ti përmbahet premtimit të dhënë, në të kundërtën nëse nuk do ti përbëhen premtimit të dhënë, ditë të vështira do ta presin Serbinë me kriminelët në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".