Më shumë se 20 klube refuzojnë Superligën Evropiane, pavarësisht vendimit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë

  • S.A /
  • 22 December 2023 - 09:13
Më shumë se 20 klube refuzojnë Superligën Evropiane, pavarësisht vendimit nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë

Të enjten në mëngjes, Gjykata e Lartë Evropiane e Drejtësisë hapi derën që Superliga të bëhet realitet, për kënaqësinë e Barcelonës dhe Real Madridit, të cilët kanë mbetur si pjesë e projektit që nga shpërbërja e tij në vitin 2021, transmeton "Kosova Sot Online".

Megjithatë, ndërsa katalunasit dhe madrilenët do të ishin dy klube të konfirmuara në garë (nëse realizohet), ata mund të kenë vështirësi për të gjetur ndonjë tjetër të gatshëm të shkëputet nga UEFA dhe FIFA për t’u bashkuar.

Në këtë fazë, të paktën 23 klube kanë njoftuar se po refuzojnë Superligën dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë UEFA-s dhe FIFA-s në vijim.

Atletico Madrid është një nga ata që i kanë kthyer shpinën ESL-së, siç kanë bërë skuadra si Manchester City, Chelsea dhe Bayern Munich.

Ndërsa vendimi ishte një lajm i rëndësishëm për Barcelonën dhe Real Madridin, mund të mos ketë shumë kuptim nëse klubet e tjera vazhdojnë të kundërshtojnë ESL-në.

Për momentin, çështja vazhdon dhe se dy gjigantët spanjollë nuk janë të shqetësuar nga ky refuzim, pasi aktualisht po e shijojnë përgjigjen pozitive nga Gjykata e Lartë Evropiane e Drejtësisë.

(Kosova Sot Online )