Malisheva, ekipi me më pak barazime në vjeshtë

  • S.A /
  • 29 December 2023 - 08:47
Malisheva, ekipi me më pak barazime në vjeshtë

Pjesa e parë e sezonit në Superligën e futbollit përfundoi në fundjavën që shkoi dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë, transmeton "Kosova Sot Online". 

Më poshtë ju sjellim  statistika, përqindje e numra nga stinori vjeshtor i ligës elitare.

Këtë radhë do të flasim për barazimet.

Derisa Prishtina është ekipi me më së shumti “X” në pjesën e parë të sezonit – 11, Malishevës i ka ndodhur e kundërta – ka më së paku barazime.

Në 18 ndeshje të zhvilluara, ekipi i Qëndrim Kidës ka barazuar vetëm 2 herë, që i bie një barazim në çdo 9 ndeshje.

Pra, Malisheva ose fiton ose humb, pasi nuk i preferon shumë barazimet.

Me trajnerin Kuda, ky ekip është këndellur dhe i regjistroi tri fitore në tri ndeshjet e fundit për të dimëruar në vendin e katërt.

Krahas Malishevës, pak barazime kanë edhe Gjilani dhe Feronikeli – nga 3, ndërsa Ballkani, Llapi, Drita e Fushë Kosova i kanë nga katër barazime. 

(Kosova Sot Online )