Vojvoda e vazhdon kontratën me Torinon

  • S.A /
  • 03 January 2024 - 12:43
Vojvoda e vazhdon kontratën me Torinon

Mërgim Vojvoda e ka vazhduar kontratën me Torinon. Klubi italian ka njoftuar se futbollisti kosovar do t’i mbrojë ngjyrat e tij deri më 30 qershor të vitit 2025, transmeton "Kosova Sot Online ".

I lindur më 1 shkurt të vitit 1995, futbollisti nga Drenica ishte rritur në klubin e të rinjve të Standard Liegi, ndërsa debutoi në ligën elitare belge me fanellën e Royal Excel Mouscron në sezonin 2016/17, 

Pas tri vjetësh të kaluar në këtë klub, ai i zhvilloi 103 ndeshje në kampionat dhe në kupë, duke i realizuar edhe dy gola, u rikthye në Standard Liegi, ku luajti një vit para se të transferohej në Serie A.

Ai është pjesë e “Granata” që nga gushti i vitit 2020, ndërsa me këtë klub i ka zhvilluar 103 ndeshje dhe i ka realizuar 3 gola. Përfaqësuesi kosovar i ka zhvilluar 53 ndeshje dhe i ka realizuar 2 gola me Kombëtaren e Kosovës.

(Kosova Sot Online )